Vuçiq kërcënon me devijimin e Ibërit, të mos kaloj nëpër Kosovë

Foto e krijuar me AI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar me ndryshim të rrjedhës së lumit Ibër brenda territorit të Serbisë, duke e lidhur hapur një veprim të tillë me zhvillimet politike në Kosovë dhe me atë që ai e cilëson si “keqtrajtim” të serbëve nga autoritetet në Prishtinë.

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertë që merren me këtë çështje, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë. Kur po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim – kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibërit dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiq gjatë një vizite në punimet për urën e vjetër hekurudhore në Beograd.

Vuçiq u thirr në sovranitetin e Serbisë për të arsyetuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të tilla.

“Ne jemi shtet sovran. Ndonjëherë kemi interesa të këtilla, ndonjëherë të tjera dhe në përputhje me to do të sillemi”, tha ai.

Tutje ai ka vazhduar me narrativën e Beogradit për pozitën e serbëve në Kosovë, duke pretenduar se ata po përballen me kushte jashtëzakonisht të vështira dhe duke e paraqitur Beogradin si mbrojtësin kryesor të tyre.

Në të njëjtën paraqitje, presidenti serb foli edhe për NATO-n, duke deklaruar se një konflikt ushtarak me Aleancën nuk është opsion për Serbinë në rrethanat aktuale.

“Për ata që janë mbrojtës të mëdhenj të popullit tonë, pyesni popullin tonë në Kosovë se kë e shohin si mbrojtësin e vetëm. Unë i shoh mirë këto rrethana dhe merrem me to çdo ditë. Është shumë e vështirë. Por, a është opsion për ne në këtë moment të hyjmë në luftë me NATO-n? Mendoj se nuk është”, deklaroi Vuçiq.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika