Partia Demokratike e Kosovës është zotuar për “mbrojtjen e rendit kushtetues me çdo mjet”, lidhur me ngërçin aktual në konstituimin e Kuvendit.
Në një reagimnë Facebook, PDK-ja ka vlerësuar se afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit ka kaluar, ndërsa sipas saj, tash po shpërfillet edhe rregulli që ndërprerjet e seancës konstituive nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë.
“Afati 30-ditor ka kaluar pa u konstituuar Kuvendi. Tash po shpërfillet edhe rregulli 48-orësh”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Partia ka theksuar se Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe se rregullat vlejnë për të gjithë, përfshirë edhe pushtetin.
“Ajo që po ndodh është suspendim dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Republikës”, ka deklaruar PDK-ja.
