KEK ndalon Njësinë A4 pas parregullsive teknike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar pas evidentimit të disa parregullsive teknike.

Sipas KEK-ut, ndalja është bërë në orën 00:00, si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike.

Qëllimi i ndaljes është mundësimi i kontrollit të pajisjeve dhe kryerja e ndërhyrjeve të nevojshme teknike.

“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Korporata ka bërë të ditur se Njësia A4 do të rikthehet në operim pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe pasi të konfirmohen kushtet e sigurta për funksionim.

KEK-u ka njoftuar se për zhvillimet e mëtejshme dhe kohën e rikthimit të njësisë në operim do ta informojë publikun me kohë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika