Vendimi i LDK-së: Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë konferencën për shtyp të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili sot tha se partia e tij tërhiqet nga kërkesat për çdo pozitë shtetërore duke thënë se do të kontribuojnë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit pa marrë pjesë në pushtet.

Osmani përmes një postimi në Facebook shkroi se LDK me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja do të kontribuojë për t’i dhënë vendit president që mbron Kushtetutën.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i jepim vendit President të Republikës që mbron kushtetutën dhe vendin.

Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika