Novosella rrëfen si u njoh me Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën

Veprimtari, Sabri Novosella ka rrëfyer detaje për njohjet dhe bashkëpunimin e tij me disa prej figurave të rëndësishme të veprimtarisë politike shqiptare, në kuadër të ciklit të intervistave ekskluzive “Dosjet” të emisionit “Debat Plus”.

Duke folur për Metush Krasniqin, Novosella tha se takimi i parë mes tyre ishte shumë i afërt dhe se menjëherë kishin nisur të diskutonin për veprimtarinë e tyre.

“E bëmë si me pasë qenë shokë 100 vjet, krejt muhabetin një vend, krejt gjërat një vend. Metushi ishte njeri i mrekullueshëm, aty ne menjëherë organizuam aktivitetin me Metushin”, tha Novosella.

Ai tregoi se pas daljes së Krasniqit nga burgu kishte vazhduar të mbante kontakte me të, ndërsa përmes tij kishte pasur edhe takime me ish-të burgosur të tjerë politikë.

“Përmes meje Metushi, Ylihana dhe Ali Buletini kishin dëshirë me taku Metushin, dhe atëherë unë e mora Metushin dhe shkuam te Ylihana”, rrëfeu ai.

Gjatë intervistës, Novosella foli edhe për organizatën që kishte drejtuar. Ai tha se ajo quhej Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve.

Novosella tregoi gjithashtu se Jusuf Gërvallën e kishte njohur shumë më herët dhe se mes tyre kishte pasur komunikim e afërsi në veprimtarinë e tyre.

Sipas tij, Gërvalla në një moment kishte shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në organizatë, duke i thënë se e dinte që Novosella ishte pjesë e saj.

“Tha: ‘Po du me u anëtarësua’ dhe tha se ‘unë e di që ti në organizatë je’”, tregoi Novosella.

Ai bëri të ditur se biseda kishte ndodhur në një dyqan në lagjen e Muhaxherëve, pranë shkollës “Naim Frashëri”, ku kishte punuar.

Novosella tha se Gërvalla e vizitonte vazhdimisht dhe se fillimisht ishte i paorganizuar, ndërsa më pas kishte shprehur dëshirën që të vepronte si pjesë e organizuar e lëvizjes.

“Vazhdimisht, pantollat nën sqetulla dhe i paorganizuar, pastaj shprehu dëshirën, du me vepru si i organizuar. Atëherë kryem formalitetin”, tha Novosella.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika