Kurti kërkon takim për president konsensual, a iu përgjigjen ata ftesës?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se mbrëmë u ka dërguar sërish ftesë tre kryetarëve të partive politike që të takohen për çështjen e presidentit. Bedri Hamza thotë që s’do të jenë prezent në takime që ftesat i kanë pa përmbajtje kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklarohen të gatshëm që të takohen

Fillimisht u munduan që të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

E kur kjo s’u realizua, Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se do të votoj pro një presidenti konsensual.

Një ditë pas, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se mirëpret këtë qëndrim dhe shtoi se ka dërguar ftesë për takim.

“Me këtë ide, unë mbrëmë iu kam shkruar të tre kryetarëve të partive, i kam shkruar edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, edhe kryetarit të AAK-së, Ardian Gjini, edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që sa më parë të takohemi dhe të merremi vesh për presidentin, ne duhet që të takohemi të flasim për karakteristikat e figurës presidenciale”, ka thënë Albin Kurti, kryeministër në detyrë.

Për ftesat e Kurtit, kryetari i PDK-së Bedri Hamza tha se janë pa përmbajtje.

“ne jo që jemi kontaktu por edhe jemi taku, kam komuniku edhe me ftesa zyrtare. Për ftesa sa me ba ftesa pa përmbajtje, ne mundemi me ba ftesa por nuk janë serioze”, ka thënë Bedri Hamza, kryetar i PDK-së.

E, Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike bëri të ditur nëse kanë pranuar apo jo ende ftesë për takim.

“Nuk jam e njoftuar deri në këtë moment nëse kemi pranu ende ftesë apo jo por gjithsesi në këtë moment çka dihet është se ka një urgjencë imediate që të konstituohet kuvendi ka një emergjencë që të formohet qeveria e cila duhet të marr mandatin”, ka thënë Jehona Lushaku, deputete nga LDK.

Por, a ka LDK një emër për president?

“LDK mund të ketë emra, propozime të cilat me gjithë shpirt i përkrahë, ne jemi të gatshëm të shkojmë të bisedojmë të japim kontributin të japim emra, të diskutojmë dhe t’i shohim edhe propozimet nga partitë tjera”, ka thënë Jehona Lushaku, deputete nga LDK.

Dukagjini ka provuar të marr një qëndrim edhe nga kryetari i Aleancës, Ardian Gjini nëse ka pranuar ftesë nga Kurti që të takohen për çështjen e presidentit por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika