Pritje deri në një orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Deri në një orë po zgjasin pritjet për qytetarët që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh aktualisht është regjistruar në Merdarë, ku pritjet në dalje arrijnë deri në 60 minuta, raporton Dukagjini.

Situatë më e lehtë paraqitet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 25 minuta për të dalë nga vendi.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pritje të theksuara.

Fluks i shtuar ishte regjistruar edhe mbrëmjen e kaluar. Në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova kishin arritur deri në 70 minuta.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika