Trafikim armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, sekuestrohen tri pistoleta dhe arrestohen dy persona

Policia e Shtetit në Shqipëri ka sekuestruar tri pistoleta dhe 34 fishekë, të cilat dyshohet se janë trafikuar nga Kosova me qëllim shitjen e tyre te grupe kriminale në Shqipëri.

Operacioni policor i koduar “Hallkat” është zhvilluar në Maminas, ku janë arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit të Policisë, në flagrancë është arrestuar M.B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se po transportonte armët me automjet. Gjithashtu, është arrestuar edhe pasagjerja D.N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, nën dyshimin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin të dyshuarit në Maminas, policia ka gjetur tri pistoleta dhe 34 fishekë, për të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Kosova.

Në kuadër të operacionit është kontrolluar edhe banesa e 34-vjeçarit, ku është gjetur një armë e ftohtë – dorezë hekuri. Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin që dyshohet se është përdorur për transportimin e armëve.

M.B. po hetohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikimin e armëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika