Scholz: Maqedoninë dhe Shqipërinë ne i duam si anëtare të BE-së

Maqedoninë dhe Shqipërinë janë mirëpritur nga kancelari gjerman në rrugën drejt hapjes së negociatave për antarësim në BE pas miratimit të propozimit francez, miratim i cili u votua me 68 vota pro dhe asnjë kundër

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz

“Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”.

Kështu ka shkruar Scholz për miratimin nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për propozimin francez.

Përmes një postimi në Twitter,kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se ky miratim nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i ka hapur rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave drejt antarësimit të BE-së.

Scholz ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në Bashkimin Evropian.

“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, ka shkruar Scholz.

Me 68 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e pozitës të shtunën kanë miratuar konkluzionet e propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë.

Votimi i propozimit francez për ndryshime kushtetuese ishte kusht që Maqedonia e Veriut ta zhbllokonte procesin e integrimeve evropiane.

Pas miratimit të këtij propozimi, Maqedonia e Veriut do ta ketë obligim ta njohë pakicën bullgare si komb të barabartë me të tjerët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika