Shkon në 51 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Ka shkuar në të paktën 51numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Indonezi, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ka goditur ishullin Flores pak para orës 05:00 të së premtes me kohën lokale, dhe kishte një thellësi prej 15 km, sipas agjencisë indoneziane të meteorologjisë dhe gjeofizikës.

Raportet paraprake treguan se më shumë se 900 shtëpi dhe qindra ndërtesa të tjera janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe 341 pasgoditjet që pasuan, ka njoftuar Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave (BNPB), raporton AP.

Megjithatë, përmasat e plota të katastrofës mbeten ende të paqarta, dhe lajmi për një tërmet të dytë me magnitudë 6.9 në anën tjetër të Indonezisë shërbeu si një kujtesë se pse ky rajon quhet “Unaza e Zjarrit”.

Lëkundjet nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës janë ndjerë nga banorët deri në perëndim, në distriktin dhe qytetin Bima, por provinca Manggarai është ndër më të prekurat.

Të dhënat paraprake tregojnë se aty janë regjistruar 24 viktima, ndërsa 17 vdekje janë regjistruar në provincën Manggarai Lindor, tri në provincën Sikka dhe të paktën një në secilën prej provincave Ngada, Ende dhe Manggarai Perëndimor.

Të paktën dy persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe 11 kanë pësuar lëndime të lehta.
BNPB-ja ka njoftuar se më shumë se 5,000 njerëz po qëndrojnë në strehimore evakuimi dhe se në zonat e prekura janë dërguar 10,500 pako ndihmash.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika