Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbën jetën dy persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Surkish të Podujevës, ku humbën jetën dy persona.

Sipas raportit të Policisë, dyshohet se drejtuesi i një veture me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i veturës me targa të huaja dhe pasagjeri që ndodhej me të kanë humbur jetën.

“Vozitësi mashkull kosovar me veturë me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur veturën e vozitësit mashkull kosovar. Si pasojë, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë vdekur”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, drejtuesi i veturës tjetër ka marrë tretman mjekësor dhe më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika