Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në Zyrën e Kryeministrit duon artistike etnomuzikore “Dina e Mel”, Dina Bushiq dhe Melita Ivkoviq.
“Më 8 gusht në festivalin ‘Ditët e Shqiptarit’ pata kënaqësinë të dëgjojë duon artistike etnomuzikore ‘Dina e Mel’, Dina Bushiq dhe Melita Ivkoviq, të cilat sollën në Gjakovë tingujt e vjetër të arbëneshve të Zarës, ndërsa sot i prita në takim në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar Kurti.
Ai tha se gjatë takimit i falënderoi për kontributin në ruajtjen e kulturës arbëneshe.
“I falënderova për kontributin e tyre në hulumtimin, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, muzikës, kulturës dhe trashëgimisë arbëneshe”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin e kësaj trashëgimie dhe mundësitë për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
“Diskutuam për aspektet e ndryshme të zhvillimit të kësaj trashëgimie, si dhe për lidhjet dhe potencialin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka deklaruar Kurti.