Burnham raportohet të ketë shkëmbyer mesazhe me një person që hiqej si zyrtare e lartë e Trumpit

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka shkëmbyer mesazhe me një person që pretendonte se ishte shefja e kabinetit të presidentit amerikan, Donald Trump, Susie Wiles.

Downing Street ka refuzuar të komentojë incidentin e sigurisë, i raportuar fillimisht nga “Politico”.

“Politico” ka raportuar se zyrtarët kanë thënë se Burnham ka komunikuar me personin që pretendonte se ishte Susie Wiles, “përpara se të dyshonte se kontakti nuk ishte i ligjshëm”, dhe se u shkëmbyen vetëm “disa mesazhe”.

Mirëpo një zëdhënës i qeverisë ka thënë se “Ne nuk komentojmë çështjet e sigurisë kombëtare”.

Mësohet se komunikimi mes Burnhamit dhe personit që hiqej si Wiles është zhvilluar përmes mesazheve dhe se nuk pati asnjë bisedë telefonike mes tyre.

Burimet kanë thënë e nuk u shkëmbyen “mesazhe me rëndësi” dhe se tekstet u raportuan “shpejt te autoritetet përkatëse”, sapo u konsideruan të dyshimta.

Downing Street nuk ka bërë të ditur se kur janë shkëmbyer mesazhet, sa ishin në numër, apo nëse u dërguan përmes WhatsApp-it ose ndonjë sistemi tjetër.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika