Rriten çmimet e naftës me skadimin e marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës janë rritur përsëri pasi afati dy-mujor për të negociuar një marrëveshje paqeje në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit skadoi të hënën, pa përfundim të konfliktit në horizont.

Irani ka thënë të hënën se do të mbante një qëndrim më agresiv nëse bisedimet me SHBA-në dështojnë, ndërsa Donald Trumpi ka kërkuar gjatë një interviste për Fox Neës që Teherani zyrtar të “ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit”.

Trumpi ka kërcënuar gjithashtu të bombardojë Omanin nëse ai “pengon” përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës, duke shënuar herën e dytë që ai bën një kërcënim të tillë ndaj partnerit strategjik të hershëm të SHBA-së.

“Nëse Omani pengon, ne do ta bombardojmë plotësisht”, ka thënë Trumpi për Fox Neës të hënën.

Nafta referencë Brent është rritur në mbi 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 30 korriku dhe është tregtuar  me 91.63 dollarë të martën në mëngjes.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika