23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare

Një 23-vjeçar, shtetas i Kosovës, është arrestuar në Mykonos të Greqisë, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare.

Sipas CNN grek, denoncimi është bërë nga 18-vjeçarja, e cila ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur në një shezlong në një nga lokalet e njohura të plazhit në Mykonos, ku ajo ndodhej së bashku me 23-vjeçarin.

Në dëshminë e saj, e reja ka thënë se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe se, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, nuk ishte në gjendje të rezistonte.

Ajo ka pretenduar se 23-vjeçari ka përfituar nga gjendja e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

Pas denoncimit, policia ka arrestuar 23-vjeçarin, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet greke.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika