Moti sot

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta priten kryesisht në zonat malore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.

“Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë”, thuhet në njoftim.

Kështu, gjatë ditës priten kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike, me mot të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë më të pranishme rreth relievit malor.

Parashikimi i IHMK-së tregon se temperaturat do të mbeten relativisht të larta edhe në ditët në vijim, me të premten që pritet të sjellë temperatura maksimale deri në 34 gradë Celsius

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika