PDK-ja sërish para hyrjes së Qeverisë, deputetëve u bashkohen Aleanca dhe asamblistët e Vushtrrisë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar edhe të enjten aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton.

Aksionit të PDK-së këtë të enjte i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.

PDK-ja prej disa ditësh po zhvillon aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të institucioneve.

Ndërkohë, edhe Aleanca ka kundërshtuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe ka kërkuar kthimin e vendit në funksionalitet institucional./EO

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika