Hoti: Eksporti i thëngjillit dhe importi i energjisë tregojnë varfërinë ekonomike

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin që Kosova të eksportojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut gjatë tri viteve të ardhshme.

Hoti ka thënë se Kosova, pas anulimit të projekteve të mëdha energjetike, po krenohet me eksportin e thëngjillit, ndërsa në anën tjetër importon energjinë elektrike të prodhuar nga ai thëngjill.

Sipas tij, kjo situatë është pasojë e mungesës së investimeve në kapacitete të reja dhe stabile energjetike gjatë viteve të fundit.

“Pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tash krenohet me eksportin e thëngjillit. E në anën tjetër, importon energjinë e prodhuar nga ai thëngjill”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka kritikuar edhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se gjatë gjashtë viteve në krye të Qeverisë nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri stabil energjetik, qoftë me thëngjill apo gaz.

“Ky na qenka ‘tranzicioni energjetik’ i Kosovës nën udhëheqjen e VV-së”, ka shkruar Hoti.

Deputeti i LDK-së ka vlerësuar se eksportimi i lëndës së parë dhe importimi i produktit të gatshëm të prodhuar nga ajo lëndë e parë është tregues i dobësisë ekonomike dhe i mungesës së një vizioni për zhvillim.

“Kushdo që merr vesh në ekonomi, e di se vendi që eksporton lëndë të parë dhe importon produktin e gatshëm të prodhuar plotësisht nga ajo lëndë e parë, siç është rasti konkret, tregon varfërinë e vet ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim”, ka deklaruar ai.

Hoti e ka akuzuar Qeverinë për, siç është shprehur, “padije” dhe mungesë vizioni.

“Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë”, ka shkruar Hoti.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika