Kosova promovon diplomacinë kulturore në Sarajevo Film Festival

Në kuadër të edicionit të 32-të të Sarajevo Film Festival, Qendra Kinematografike e Kosovës(QKK) ka organizuar “Industry Drink”, një mbrëmje që mblodhi kineastë, profesionistë të industrisë së filmit, partnerë ndërkombëtarë dhe miq të kinematografisë së Kosovës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb në një postim në Facebook ka vlerësuarse aktiviteti përfaqëson më shumë sesa një ngjarje artistike dhe profesionale, duke e cilësuar atë si shembull të diplomacisë kulturore të Kosovës.

Sipas Ambasadës, kinematografia kosovare, përmes krijimtarisë, historive dhe perspektivës së autorëve të saj, po ndërton ura komunikimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe po kontribuon në afirmimin e identitetit kulturor të Kosovës.

Në postimin e saj, Ambasada thekson rëndësinë e Sarajevës si një nga qendrat kryesore të filmit në Evropën Juglindore dhe si hapësirë të rëndësishme për prezantimin e Kosovës para publikut rajonal dhe ndërkombëtar.

“Prania e Kosovës në Sarajevo Film Festival nuk është vetëm prezantim i filmit tonë, por edhe afirmim i identitetit kulturor, kreativitetit dhe hapjes së Kosovës ndaj rajonit, Evropës dhe botës”, thuhet në postim.

Mbrëmja është organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë e cila mbulon edhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ambasada ka theksuar se, përmes kulturës dhe filmit, Kosova po vazhdon ta prezantojë historinë dhe identitetin e saj me zërin e vet, si një vend krijues, evropian dhe i hapur ndaj botës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika