Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin.

Hamza i ka cilësuar si “jashtëzakonisht emocionuese” fjalët e Thaçit, duke e përshkruar atë si “një hero që shënoi një epokë”.

“Jashtëzakonisht shumë emocionuese fjalët e një heroi që shënoi një epokë dhe që sonte, edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi.

Një jetë në shërbim të lirisë, shtetit dhe historisë së Kosovës nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces dhe nga asnjë distancë.
Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe.
Liria ka emër”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika