Haradinaj kërkon rikthimin e Thaçit në Presidencë: Është nderi ynë si shqiptarë

Ish kreu i AAK-së, deputeti Ramush Haradinaj, ka kërkuar që ish-presidentit Hashim Thaçi t’i rikthehet mandati në krye të shtetit, duke thënë se një vendim i tillë do të ishte në nderin e institucioneve dhe një kundërpërgjigje ndaj, siç u shpreh ai, “armiqve të Kosovës”.

Haradinaj tha se mungesa e një marrëveshjeje për presidentin nuk duhet të përdoret si arsye për ta mbajtur vendin në bllokadë, pasi, sipas tij, ekzistojnë edhe alternativa të tjera.

“Çështja e marrëveshjes për president, edhe kjo është një alibi. Një alibi që ndodh qëllimshëm”, deklaroi Haradinaj.

Ai më pas propozoi që Kuvendi t’ia vazhdojë mandatin Thaçit, duke argumentuar se atij i ishte ndërprerë mandati pas zhvillimeve juridike që çuan në largimin e tij nga Presidenca.

“Është nderi i kësaj legjislature, po edhe i çdo legjislature, që t’ia vazhdojmë mandatin Presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati me një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është në nderin tonë, si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake apo politike, po për shkak të një kundërpërgjigjeje ndaj armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së shtoi se ekzistojnë edhe “X opsione të tjera” për të dalë nga situata aktuale politike.

“Armiqtë nuk flenë, regjimi i Kurtit po do me e vënë në gjumë Kosovën”, u shpreh ai.

Haradinaj kritikoi gjithashtu mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke e bërë përgjegjës kryeministrin Albin Kurti.

“Kuvendi është inekzistent. E vërteta është që është djegie e mandatit të atyre që janë zgjedhur, është djegie e mundësisë, edhe kjo po ndodh nga regjimi i Kurtit”, deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, edhe pretendimi se mosmarrëveshjet politike mund të çojnë në dhunë në Kuvend po përdoret si arsyetim për mosmbajtjen e seancës.

“Mosthirrja e seancës me arsyetimin që, mbasi s’ka marrëveshje, ndodh dhunë në seancë, është vetëm alibi”, tha Haradinaj.

Ai iu referua edhe incidentit të gjuajtjes me vezë ndaj Kurtit, duke thënë se ky veprim shprehte “frustrimin” dhe “mllefin” e qytetarëve për situatën politike dhe bllokadën institucionale.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika