Një aeroplan ukrainas rrëzohet pranë qytetit verior të Greqisë, Kavala

Televizioni shtetëror në Greqi ka njoftuar për rrëzimin e një avioni mallrash, i cili po udhëtonte drejt Jordanisë. Bëhet e ditur se në të ishin, gjithsej, 8 persona

Ambulancat në vendrrëzimin e aeroplanit, Greqi

Një aeroplan mallrash me tetë persona në bord është rrëzuar pranë qytetit të Kavala në Greqinë veriore, ka thënë brigada e zjarrfikësve dhe televizioni shtetëror i Greqisë.

Në orët e hershme të së shtunës, mediat shtetërore ka bërë të ditur se avioni i cili ishte nisur nga Serbia për në Jordani, ishte pronësi e një kompanie ukrainase.

Sinjali i avionit kishte humbur pas kërkesës së piltotit për të ateruar në mënyrë urgjente ngase ky i fundit, kishte diktuar një problem me motorin e avionit, transmeton “Reuters“.

Brigada e zjarrfikësve nuk mundi të konfirmonte llojin e avionit, por tha se kishte raporte fillestare se tetë persona ishin në bord.

Foto nga vendi i ngjarjes

“Në orën 22:45 (19:45 GMT) u befasova nga zhurma e motorit të avionit”, tha për ERT, banori lokal Giorgos Archontopoulos. Dola jashtë dhe pashë motorin në zjarr”.

Sipas disa raporteve të mediave, dëshmitarët okularë dëgjuan gjithashtu shpërthime.

Zyrtarët lokalë thanë se shtatë makina zjarrfikëse ishin vendosur në vendngjarje, por ata nuk mund të afroheshin në vendin e përplasjes për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.

Njësia speciale e reagimit ndaj fatkeqësive të Greqisë po heton gjithashtu vendin e ngjarjes, njoftoi Reuters.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment publik nga Ukraina, Serbia apo Jordania.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika