Policia demanton mediat serbe: S’është përdorur asnjë armë nga territori i Kosovës për zjarrin në Bërnjak

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave në Serbi, të cilat kanë pretenduar se zjarri në territorin e Serbisë, në zonën e Bërnjakut, është shkaktuar nga territori i Republikës së Kosovës.

Policia i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta dhe dezinformuese, duke mohuar pretendimet se nga territori i Kosovës është përdorur ndonjë armë specifike për hedhjen e mjeteve që kanë shkaktuar zjarrin.

Sipas Policisë, asnjë armë e tillë nuk është përdorur nga autoritetet e Kosovës dhe nuk ka asnjë njoftim nga njësitë policore se është vërejtur ndonjë mjet i hedhur nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë.

Policia ka thënë se raportime të ngjashme nga Serbia, të orientuara ndaj Kosovës, janë bërë edhe në të kaluarën, me qëllim që Kosova të paraqitet si përgjegjëse për dukuri negative, veçanërisht në zonat pranë kufirit.

Ndërkohë, Policia Kufitare e Kosovës vazhdimisht po patrullon dhe monitoron situatën në zonën kufitare. Në raste të caktuara, patrullimet kryhen edhe në bashkëpunim me njësitë e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika