Kryeministri britanik mbërrin në Ukrainë, i dorëzon Kievit planet për raketa me rreze të gjatë veprimi

Kryeministri britanik, Andy Burnham, është pritur në Kiev nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, në vizitën e tij të parë jashtë vendit që prej marrjes së detyrës muajin e kaluar.

Burnham ndodhet në Ukrainë në Ditën e Pavarësisë së vendit. Gjatë vizitës, ai pritet të drejtojë për herë të parë një takim të të ashtuquajturës “koalicioni i të gatshmëve”, ndërsa do t’i dorëzojë Ukrainës planet për ndërtimin e raketave të saj me rreze të gjatë veprimi.

Vizita vjen disa ditë pasi Moska paralajmëroi për “pasoja” lidhur me përdorimin nga Ukraina të dronëve britanikë.

Ukraina kohët e fundit ka intensifikuar sulmet me rreze të gjatë ndaj Moskës dhe rajoneve të tjera ruse, duke goditur rafineri nafte dhe magazina të kompanisë më të madhe ruse të shitjeve online, Wildberries.

Ndërkohë, gjatë natës, Ukraina dhe Rusia kanë vazhduar shkëmbimin e sulmeve. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se dy persona u vranë në jugperëndim të Rusisë si pasojë e rënies së mbetjeve pas sulmeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se forcat e saj kanë sulmuar infrastrukturën portuale dhe anije në rajonin e Odesës. Për këtë pretendim nuk ka pasur konfirmim nga pala ukrainase.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika