Kadrijaj: Kurti po e mban peng formimin e institucioneve, hajde në Kuvend e formo Qeverinë

eputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për krizën politike aktuale në Kosovë.

Kadriaj u shpreh se Kurti po e mban peng formimin e institucioneve, duke aluduar se problemi kryesor është gjetja e partnerëve politikë dhe ndarja e posteve ministrore.

“Nuk e di ku po fshihet Albini apo ku është ose çfarë planesh po bën. Po s’është problem o Albin masi po do me tërheqë ose me udhëheqë me krejt qeverinë. Nuk i ki problem ti me i rritë edhe digasteret ministrore, sepse herën e kaluar nga 13 ministri i ki bë 19 ministri. Dhe tash nëse po do me gjetë partnerë dhe s’po mundesh me i sistemu ata militantët e tu që nuk të lëshojnë pe për digastere ministrore, sepse dikë e ke pasë, njerëzit që i ke pasë aty në Kuvend që i ke detyruar me gjuajtë me zollë Kuvendin e Kosovës, ndërsa sot i keni deputetë në Kuvendin e Kosovës. Disa i ke shty me vjedhë në emër tëndin e disa krejt ato krimet që i keni bë energjetike i ke bë ti. Masha ka qenë vetë Albin Kurti, ndërsa të tjerët kanë qenë eksponentë të cilët sot as nuk po munden me  gjyku për shkak se zoti Kurti nuk po lejon. Bëji edhe 25 ministri e ndaj me partnerë që po do, po mos e blloko vendin”, u shpreh ajo.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, të paraqitet në seancën konstituive dhe ta formojë qeverinë.

“Hajde në seancë, konstituo Kuvendin, formo qeverinë, zgjidh edhe presidentin, sepse shteti nuk ta fal, qytetarët nuk ta falin dhe me një fjalë të fundit: nuk je mbi shtetin, zoti Kurti, nuk je mbi Kushtetutën, zoti Kurti! Për këtë do të përgjigjesh një ditë dhe atëherë fundi yt do të jetë i tmerrshëm”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika