Qymyri i KEK-ut drejt Maqedonisë së Veriut, ESM-ja obligohet të mirëmbajë rrugët gjatë transportit

Kompania shtetërore e Maqedonisë së Veriut, ESM, e cila ka lidhur marrëveshje me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për blerjen e qymyrit, do të jetë përgjegjëse që procesi i ngarkimit dhe transportit të qymyrit të mos pengojë operimet e KEK-ut.

Kështu përcaktohet në marrëveshjen për shitjen e qymyrit ndërmjet KEK-ut dhe ESM-së, dokumentin e së cilës e ka siguruar ekskluzivisht TV Dukagjini.

Sipas marrëveshjes, procesi i ngarkimit dhe transportit duhet të zhvillohet në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të operimit.

ESM-ja obligohet gjithashtu që gjatë këtyre aktiviteteve të mos shkaktojë probleme mjedisore.

Një nga përgjegjësitë e përcaktuara në kontratë është edhe mirëmbajtja e rrugëve, si brenda ashtu edhe jashtë hapësirave të KEK-ut, të cilat do të përdoren për transportin e qymyrit.

Blerësi duhet të kujdeset edhe për pastrimin e zonave dhe për çdo derdhje eventuale që mund të shkaktohet gjatë ngarkimit dhe transportit të qymyrit.

Sipas marrëveshjes, pas fillimit të punimeve, mirëmbajtja e rrugës nga frontet e qymyrit në fushën minerare deri te depoja do të jetë përgjegjësi e blerësit.

Kjo përfshin edhe shtrimin me zhavorr, kontrollin e pluhurit dhe spërkatjen e rrugëve, sipas nevojës.

“Blerësi duhet të sigurojë që procesi i ngarkimit dhe transportimit të qymyrit të mos ndërhyjë në proceset operative të KEK-ut dhe duhet të kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të pranuara të operimit. Blerësi nuk duhet të shkaktojë probleme mjedisore dhe duhet të kryejë mirëmbajtjen e rrugëve (si brenda ashtu edhe jashtë KEK-ut), si dhe të pastrojë zonën dhe çdo derdhje të mundshme që rezulton nga ngarkimi dhe transportimi i qymyrit”, thuhet në marrëveshje.

Në këtë mënyrë, marrëveshja përcakton se përgjegjësia për organizimin e transportit dhe mirëmbajtjen e rrugëve të përdorura për largimin e qymyrit i mbetet kompanisë blerëse.

Marrëveshja mes KEK-ut dhe ESM-së është nënshkruar më 14 gusht 2026 dhe parasheh shitjen e rreth 3 milionë tonëve qymyr, me vlerë të përafërt prej 73.2 milionë eurosh.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika