Komuna e Skënderajt do të përfitojë një investim prej 4.4 milionë eurosh për realizimin e Programit për Banim Social Adekuat.
Marrëveshja për realizimin e projektit është nënshkruar sot nga ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
Nga vlera e përgjithshme e investimit, 3.4 milionë euro do të financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa 1 milion euro do të sigurohen nga Komuna e Skënderajt.
Në kuadër të projektit do të ndërtohen banesa sociale me sipërfaqe prej 75, 82.5 dhe 93.5 metrash katrorë, të përshtatura sipas nevojave të familjeve përfituese.
Sipas njoftimit, projekti synon të sigurojë banim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese për qytetarët përfitues të Komunës së Skënderajt.