MINTI: Mbi 3 mijë inspektime dhe rreth 600 mijë euro gjoba për mbrojtjen e konsumatorëve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka intensifikuar mbikëqyrjen e tregut dhe masat për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë pjesës së parë të vitit 2026.

Sipas MINTI-t, nga fillimi i vitit janë realizuar mbi 3 mijë inspektime në fusha të ndryshme, përfshirë tregtinë e derivateve të naftës, sigurinë e produkteve, mbikëqyrjen e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Po ashtu, janë kryer më shumë se 250 inspektime për të verifikuar nëse operatorët ekonomikë i plotësojnë kushtet minimale teknike.

Në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka trajtuar mbi 600 ankesa të qytetarëve. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

MINTI thotë se rritja e inspektimeve është reflektuar edhe në shqiptimin e gjobave. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i gjobave është rritur për 33.33 për qind, ndërsa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë shqiptuar rreth 600 mijë euro gjoba.

Shkeljet për të cilat janë shqiptuar gjoba përfshijnë mospërputhjen e çmimeve raft–arkë, shitjen e produkteve pa deklaracion, ushtrimin e veprimtarisë pa regjistrim në ARBK, përdorimin e mjeteve matëse me afat të skaduar të vlefshmërisë, mosrespektimin e afateve të përcaktuara nga inspektorët, shitjen e produkteve me afat të skaduar dhe vendosjen në treg të produkteve që nuk janë në përputhje me legjislacionin.

IQMT ka zhvilluar gjithashtu aksione të veçanta në fusha me interes për qytetarët. Në mesin e tyre kanë qenë kontrollet për çmimet e derivateve të naftës, njehsorët elektrikë, kriptovalutat, qendrat e masazhit dhe lokalet e natës, produktet e qumështit, shitjen e cigareve elektronike pranë shkollave fillore, si dhe parkingjet private të paregjistruara në ARBK.

Sipas MINTI-t, është avancuar edhe procesi i forcimit të kapaciteteve të Inspektoratit. Ka përfunduar faza e parë e transferimit të inspektorëve lokalë të tregut në Inspektoratin Qendror, ndërsa deri në fund të vitit synohet që numri i inspektorëve të tregut të arrijë në 100.

Për lehtësimin e raportimit të problemeve nga qytetarët, MINTI ka lansuar edhe një platformë në Viber për adresimin e ankesave të konsumatorëve, në numrin +383 (46) 311-000.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika