Zyra e Presidentes pret verifikimin e kandidatëve për anëtarë të KQZ-së

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se procedura për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk është përmbyllur.

Sipas njoftimit, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për kandidatët për anëtarë të KQZ-së, Zyra e Presidentes u është drejtuar institucioneve kompetente të sigurisë për verifikimin e tyre.

Afati pesëditor për verifikimin e kandidatëve ka përfunduar të premten, por procedura e emërimit nuk është finalizuar ende, pasi Zyra e Presidentes është në pritje të përgjigjeve nga institucionet kompetente.

Në njoftim thuhet se pas pranimit të përgjigjeve për verifikimet, Zyra e Presidentes do të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për përmbylljen e procedurës së emërimit të anëtarëve të KQZ-së.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika