Jashari: Pak ditë para 1 shtatorit, prindërit ende në pasiguri për librat shkollorë

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mungesën e qartësisë rreth sigurimit të teksteve shkollore, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Në fjalimin e saj në Kuvend, Jashari tha se prindërit ende nuk e dinë nëse fëmijët e tyre do t’i kenë të gjitha tekstet e nevojshme në ditën e parë të shkollës.

Ajo paralajmëroi se ekziston rreziku që edhe këtë vit nxënësit të mos i kenë të gjitha librat në ditën e parë të mësimit.

“Jemi pak ditë larg 1 shtatorit dhe prindërit ende përballen me pasigurinë për librat e fëmijëve të tyre. Ekziston rreziku që fëmijët edhe këtë vit të mos i kenë të gjitha tekstet që u duhen në ditën e parë të shkollës”, ka deklaruar Jashari.

Ajo e krahasoi situatën aktuale me kohën kur ishte vetë nxënëse, duke thënë se atëherë librat ishin të siguruar që në ditën e parë të shkollës.

“Në kohën kur unë isha nxënëse, ishte krejtësisht ndryshe. Ne i kishim librat në ditën e parë, nuk ka pasur nevojë që prindërit të largohen dhe të shikojnë ku t’i gjejnë ato libra. Librat kanë qenë në bankën time”, tha Jashari.

Sipas saj, mënyra se si po zhvillohen përgatitjet për fillimin e vitit shkollor është tregues i problemeve në funksionimin e institucioneve.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika