Një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 06:30, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.
Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari dyshohet se ka dëmtuar edhe disa dollapë brenda stacionit.
Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të këndellet nga gjendja e dehur.