OVL-UÇK mbështet e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka bërë të ditur se kjo organizatë e mbështet Marshin për Liri, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së OVL-UÇK-së, Gucati u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila organizohet pak ditë para seancës përmbyllëse të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Është thirrur një protestë nga ‘Liria ka Emër’ më 12 shtator, ku ne si OVL bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës. Ne do ta mbështesim protestën dhe bëjmë thirrje që të jetë një protestë sa më e madhe”, ka deklaruar Gucati.

Megjithatë, ai shprehi kritika ndaj organizuesve, që sipas tij e kanë ftuar kryeministrin në detyre, Albin Kurti.

“Nuk mund të jemi aty ku ata i bëjnë thirrje LVV-së, ku lideri i tyre në Kuvend e quan kriminel Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli dhe i heq veteranët nga paga minimale”, tha ai.

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se marshi do të mbahet me moton “Kosova po pret”.

Marshi do të mbahet më 12 shtator, ndërsa më 16 shtator pritet të zhvillohet seanca përmbyllëse në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika