Prokuroria kërkon paraburgim për 81-vjeçarin, dyshohet se ia përplasi disa herë kokën bashkëshortes në tokë e tentoi t’i fshijë gjurmët

Kërkohet paraburgim për 81-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e bashkëshortes 80-vjeçare në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj B.D., 81-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, L.D., 80-vjeçare.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 26 gusht 2026, rreth orës 00:05, në shtëpinë e çiftit në Prizren, pas një fjalosjeje mes të dyshuarit dhe bashkëshortes së tij.

Pas përleshjes verbale, B.D. dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, duke e goditur dhe përplasur disa herë kokën e saj në tokë.

Si pasojë e lëndimeve të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, 80-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria thotë gjithashtu se, pas ngjarjes, i dyshuari ka tentuar të fshijë gjurmët, ndërsa më pas ka njoftuar familjarët për rastin.

B.D. ndodhet në ndalim 48-orësh dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren që ndaj tij të caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika