Vuçiq për Thaçin: Do ta dënojnë vetëm aq sa për t’ia mbuluar kohën në paraburgim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për 16 shtatorin, datën kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Vuçiqi pretendon se Thaçi do të dënohet aq sa për t’ia mbuluar ditët e kaluara në burg, ndërsa për pjesën tjetër aktgjykimi do të jetë lirues, shkruan Blic, transmeton Dukagjini.

Vuçiq, mes tjerash, ka pretenduar gjithashtu se Perëndimi po përpiqet, sipas tij, ta paraqesë Serbinë si palën e vetme përgjegjëse për krimet e luftës.

“Nuk ka përfunduar, sepse, siç kam marrë vesh, për datën 16 shtator e kanë caktuar shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit. Gjithashtu, sipas informacioneve që kam, do ta dënojnë aq sa për t’ia mbuluar ditët e kaluara në burg, ndërsa për pjesën tjetër aktgjykimi do të jetë lirues. Perëndimorët duan të na thonë: ‘Ju serbët jeni fajtorët e vetëm’”, deklaroi Vuçiq.

Vuçiq më pas pretendoi se data e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit nuk është zgjedhur rastësisht dhe e lidhi atë me një festë kombëtare serbe.

“Shih çudinë, atyre u pëlqejnë simbolet. Data 15 është festa jonë kombëtare – Dita e Flamurit Kombëtar dhe Dita e Unitetit Serb. Kjo është caktuar për datën 16. Dhe ja se çfarë kam marrë vesh. Do ta shihni se kam informacione të sakta. Do të dëshiroja të thosha: ‘Më falni, kam gabuar’, dhe nuk do ta kisha aspak problem. Do të ketë diçka dënuese, por jo për shkak të tragjedisë dhe viktimave serbe; vetëm aq sa për ta mbuluar kohën e kaluar në paraburgim. Por, për krimet më të rënda kundër serbëve, edhe Hashim Thaçi do të shpallet i pafajshëm dhe i papërgjegjshëm për to. Pse? E gjithë kjo lojë me tribunale dhe gjykata të ndryshme – me Tribunalin Special për ish-Jugosllavinë dhe më pas me tribunalin e veçantë për Kosovën – në fund do ta ketë vetëm një qëllim: të tregohet se ata e kërkuan drejtësinë, se arritën deri te drejtësia dhe se ajo drejtësi tregoi se Gotovina, megjithëse në shkallën e dytë me vendim të gjyqtarëve 3 me 2, dhe Naser Oriqi, po ashtu në shkallën e dytë me vendim të gjyqtarëve 3 me 2 – nuk janë fajtorë”, tha ai.

Vuçiq, mes tjerash, thotë se edhe në Kroaci e Bosnje e Hercegovinë për Perëndimin serbët janë fajtorët e përhershëm.

“Se kroatët dhe boshnjakët, në thelb, nuk kanë kryer krime ndaj serbëve. Se shqiptarët, në thelb, nuk kanë kryer krime ndaj serbëve. Dhe se ata që janë fajtorët, fajtorët e përhershëm, janë serbët. Ky është aktgjykimi që po ju jepet. Kjo është vula që Perëndimi po na e vendos”, u shpreh Vuçiq.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika