Rreth 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

Mijëra maturantë në Kosovë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Maturës, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në 55 qendra të testimit në gjithë vendin.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.

Ministria ka bërë të ditur se të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, në mënyrë që të sigurohet organizimi dhe mbarëvajtja e procesit.

“Të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë të pranishëm në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, me qëllim të sigurimit të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit. Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit të përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit. Për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, kërkohet respektimi i plotë i udhëzimeve dhe rregullave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika