Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të hetimit të vdekjes në Dragash.
Sipas raportit policor, më 29 gusht 2026, në stacionin policor është paraqitur një person mashkull, i cili ka deklaruar se në shtëpinë e tij kishte gjetur të vdekur babanë e tij.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima është gjetur i shtrirë në krevat, pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“ Sipas ankuesit, viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.