Një i vdekur e disa të plagosur nga të shtënat në Zvicër

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një ngjarje në veri të Zvicrës gjatë natës, ka bërë të ditur policia lokale.

“Kërkimi për autorin e panjohur është duke vazhduar,” tha Policia e Aargaut në një deklaratë. “Motivet e mundshme, si dhe rrethanat e sakta të ngjarjes, ende nuk janë të qarta.”

Policia u tha mediave zvicerane se të shtënat kanë ndodhur pranë një piste të garave me kuaj në Schachen të Aaraut, rreth 46 kilometra në perëndim të Cyrihut.

Një zonë përreth pistës së garave, pishinës së qytetit dhe fushës sportive është rrethuar nga policia, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë larg saj, raportoi BBC.

Policia ka njoftuar gjithashtu se një numër i madh zyrtarësh janë dislokuar edhe jashtë Aaraut, “si masë paraprake”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika