Khamenei u bën thirrje sundimtarëve të Gjirit të përballen me “armikun e vërtetë”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje vendeve myslimane, veçanërisht atyre të Gjirit, të bashkohen kundër asaj që ai e ka quajtur “armiku i tyre i vërtetë”, duke thënë se përçarjet mes myslimanëve u shërbejnë interesave të kundërshtarëve të tyre.

Mesazhi është publikuar në llogarinë e Khameneit në Telegram me rastin e Javës së Unitetit Islamik, e cila shënon ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Ai ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim mes myslimanëve në fusha të ndryshme, si dhe për mbrojtje të ndërsjellë, duke thënë se kushdo që krijon përçarje mes myslimanëve, “me vetëdije ose pa vetëdije”, u shërben armiqve të Islamit.

Khamenei ka pyetur nëse palestinezët do të ishin lënë “kaq të pambrojtur” nëse myslimanët do të kishin qenë të bashkuar.

Khamenei nuk është parë në publik që kur është plagosur në sulmet ajrore amerikano-izraelite gjashtë muaj më parë, të cilat nisën luftën me Iranin dhe vranë babain e tij dhe paraardhësin në postin e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Thirrja e tij për unitet i ngjan një deklarate që ai bëri të premten drejtuar iranianëve, kur tha se kishte ndaluar veprimet që dëmtojnë kohezionin shoqëror dhe u bëri thirrje autoriteteve të shmangin “deklaratat dekurajuese” që dobësojnë moralin kombëtar dhe atë të publikut.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, monarkitë arabe të Gjirit e kanë parë ideologjinë revolucionare të Iranit, përfshirë retorikën e tij kundër monarkive dhe ndikimin rajonal, si një kërcënim për sistemet e tyre politike.

Gjatë konfliktit aktual, Teherani ka goditur objektiva ushtarake amerikane, si dhe infrastrukturë tjetër në shtetet e Gjirit, duke nxjerrë në pah tensionet mes Teheranit dhe fqinjëve të tij të Gjirit.

“Rekomandimi im i prerë dhe i përsëritur për sundimtarët e vendeve islamike, veçanërisht për vendet e Azisë Perëndimore dhe Gjirit, është të identifikoni armikun tuaj të vërtetë, të kuptoni planin e tij dhe të përballeni me të”, ka thënë Khamenei.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika