Përpjekje për të shpëtuar qindra punëtorë të bllokuar në tunele pas përmbytjeve në Nepal

Ekipet e shpëtimit në Nepal po përpiqen të arrijnë te qindra punëtorë të bllokuar në tunele, pas përmbytjeve masive që goditën vendin të mërkurën.

Në orët e para të së hënës, në një tunel në zonën e Trishulit është kryer një shpërthim i kontrolluar, në kuadër të përpjekjeve për të krijuar qasje te personat e bllokuar.

Sipas të dhënave të fundit, 933 punëtorë të hidrocentraleve në zona të ndryshme të Nepalit rezultojnë të zhdukur. Në total, 4,247 persona janë të pagjetur, ndërsa të paktën 903 persona dihet se kanë humbur jetën.

Numri i personave të zhdukur është rritur ndjeshëm krahasuar me shifrën prej 2,502 të raportuar të dielën.

Nga personat e zhdukur, 3,655 janë shtetas nepalezë, ndërsa 592 janë shtetas të huaj, raporton BBC.

Ndërkohë, situata e rëndë është raportuar edhe në Tibet. Sipas mediave shtetërore kineze, 16 persona kanë vdekur dhe 546 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet kineze kanë njoftuar gjithashtu se 10 persona janë ndëshkuar për përhapje të dezinformatave në internet lidhur me situatën.

Të fundit nga rubrika