Djali i presidentit iranian thotë se iranianët do të mbijetojnë edhe pa pasuruar uranium

Duke komentuar përpjekjet e Iranit për t’u bërë fuqi bërthamore, djali i presidentit iranian, Masud Pezeshkian, Yousef Pezeshkian, deklaroi se iranianët nuk do të vdesin nëse nuk pasurojnë uranium.

“Jeta jonë nuk varet nga pasurimi. Nëse nuk pasurojmë uranium, nuk do të vdesim”, shkroi më 27 gusht në kanalin e tij në Instagram Pezeshkiani, i cili thuhet se është edhe këshilltar i babait të tij për media.

Duke shpjeguar se këndvështrimi i tij nuk ishte kundër pasurimit të uraniumit, Yousef Pezeshkian tha se ka teknologji të tjera ku duhet të përqendrohen, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë dhe qeverisjen e vendit.

Radio Farda e Radios Evropa e Lirë raportoi se komentet e Pezeshkianit të ri nuk do të kalonin pa u vënë re nga kundërshtarët e presidentit iranian, por as nga mediat pro regjimit.

Më herët, komente të tilla nga Yousef Pezeshkian kanë shkaktuar kritika në media. Duke iu referuar pozitës së tij si këshilltar për media i babait të tij, ueb-faqja e lajmeve pro regjimit iranian, Tabnak kishte raportuar më herët se “një ndihmës për media duhet t’i kuptojë pasojat e fjalëve, shkrimeve dhe mesazheve që publikon ose përcjell”.

Në postimin e 27 gushtit në Instagram, Yousef Pezeshkian vuri në pah edhe nevojën që udhëheqja të marrë vendime të informuara. Duke iu referuar përpjekjeve të Iranit për pasurimin e uraniumit, ai tha se “një person i mençur i peshon përfitimet dhe dëmet e diçkaje dhe më pas merr një vendim”.

Programi i Iranit për pasurimin e uraniumit është në qendër të konfliktit aktual me Shtetet e Bashkuara. Tensionet e vazhdueshme i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshëm ekonomisë globale për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, rrugës ujore përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë.

Konflikti i ka shkaktuar dëme të mëdha edhe ekonomisë së vetë Iranit, që varet shumë nga eksportet e naftës. Në muajt e fundit, raporte të ndryshme kanë treguar për rritje të jashtëzakonshme të çmimeve të produkteve elementare, pjesërisht për shkak të zhvlerësimit të monedhës iraniane, rialit, e cila në gusht arriti nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

Në atë që duket se ishte një referencë ndaj situatës ekonomike të vendit, presidenti Pezeshkian i tha televizionit shtetëror iranian më 28 gusht se eksportet e vendit kishin rënë me 25 deri në 35 për qind gjatë muajve të fundit.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika