Berat Luzha: Vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla ishte pasojë e bashkimit të grupeve

Veprimtari politik, Berat Luzha, ka rrëfyer për periudhën e aktivitetit të grupeve shqiptare në ish-Jugosllavi dhe vrasjen e Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në vitin 1982.

Duke folur për takimin e Stambollit dhe përpjekjet për bashkimin e grupeve, Luzha në ciklin “Dosjet” në kuadër të emisionit “Debat Plus”  tha se vrasja e tyre lidhej me aktivitetin e përbashkët dhe rrezikun që përfaqësonte bashkimi i tyre për Jugosllavinë.

“Vriten për shkak të aktivitetit të përbashkët, për shkak të rrezikut që prej tyre i ndiente Jugosllavia dhe për shkak se po bashkoheshin grupet, po formohej organizata e përbashkët. Mendoj që nata e vrasjes ka qenë njëkohësisht nata e bashkimit të grupeve”, tha Luzha.

Ai tregoi se lajmin për vrasjen e Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës e kishte marrë gjatë kohës sa ndodhej në burg.

“Unë kam qenë në burg kur kam marrë lajmin, sigurisht që lajmi ka qenë shumë i rëndë”, u shpreh ai.

Luzha tha se në tetor të vitit 1981 ishte kthyer nga Zvicra, ku kishte shkuar me qëllim që të informohej për takimin e zhvilluar në Stamboll.

 

“Ka qenë gjatë muajit tetor të vitit 1981”, tha ai.

Sipas tij, pas kthimit nga Zvicra, ai kishte informuar komitetin drejtues për negociatat e zhvilluara në Stamboll, ndërsa arrestimi i tij kishte ndodhur rreth dy muaj më vonë.

Në intervistë, gazetari Ermal Panduri e cilësoi këtë periudhë si një nga momentet më të rëndësishme të përpjekjeve për bashkimin e grupeve shqiptare, duke theksuar se Luzha ishte dërguar nga komiteti për të kuptuar zhvillimet rreth takimit dhe më pas kishte informuar OMLK-në në Kosovë.

Luzha konfirmoi se pas këtyre zhvillimeve vazhduan përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje dhe bashkimin e grupeve.

 

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika