Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuar për pranim ryshfeti në sektorin privat

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e masës së paraburgimit ndaj H.K., A.G. dhe E.G., të dyshuar për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 6 shkurt 2026, në objektin e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, H.K., në cilësinë e instruktorit të një autoshkolle, dhe A.G., ish-instruktor i autoshkollës, kanë pranuar para në shumë të panjohur, me qëllim që t’u mundësonin kandidatëve kalimin e testit teorik për patentë shofer.

“Për kandidaten K.K., të pandehurit dyshohet se kanë montuar në maicë një pajisje-kamerë dhe dëgjuese në vesh, përmes të cilave i kanë treguar përgjigjet e sakta”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, të njëjtën mënyrë veprimi të dyshuarit e kanë përdorur edhe me kandidaten A.D.

Ndërkaq, më 31 gusht 2026, H.K. dhe E.G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë pranuar para në shuma të panjohura, me qëllim që t’u mundësonin kandidatëve A.R. dhe F.Z. kalimin e testit teorik për patentë shofer.

“Kandidates A.R. i kanë dhënë një këmishë të zezë me pajisje elektronike të montuar dhe një kufje për ta vendosur në vesh, ndërsa kandidatit F.Z. një jelek të zi me pajisje elektronike të montuar dhe kufje, duke i udhëzuar që përmes këtyre pajisjeve t’i pranojnë përgjigjet e sakta”, thuhet në kërkesën për paraburgim.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve do të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika