Konflikti fizik me Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozefin Marku

Këngëtari nga Shqipëria, Jozefin Marku është shoqëruar në Komisariatin nr.6 për veprime të mëtejshme lidhur me një konflikt të pak ditëve më parë me Eduart Kuçin në mbikalimin e Rinasit.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.

Kujtojmë se ditë më parë u bë publike një video ku Jozefin Marku bashkë me disa të tjerë sulmonin fizikisht Eduart Kuçin.

Po ashtu sipas raportimeve, mësohet se bashkë me Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.

Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.

Një ditë më parë, Prokuroria e Pejës lëshoi fletëarrest për Markun, në lidhje me sulmin fizik ndaj Kuçit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Dukagjinin bëri të ditur se prokurori kujdestar ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë.

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”, u shpreh Nikçi.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Të fundit nga rubrika