Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Mushkolaj kërkon sqarime nga PDK-ja: Çka ndryshoi nga 6 tetori?

Analisti, Imer Mushkolaj ka vlerësuar se zhvillimet rreth kthimit në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të lidhen me një betejë të brendshme politike në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kjo çka ka ndodhur, për mua është një çështje beteje brenda PDK-së. Se sa që diçka tjetër. Në fakt tu e pas parasysh kthimin e ligjit në Kuvend, atëherë ne mundemi të dyshojmë, që ndoshta qëllimi ka qenë të mos votohet dhe të shërbejë si kartë elektorale në zgjedhjet e jashtëzakonshme… thjesht e kanë krijuar një ligj aty, nuk kanë prit që votohet, shkojmë në zgjedhje, e shfrytëzojmë si betejë politike, partiake kundër partive tjera, në këtë rast kundër LVV dhe LDK”, ka deklaruar ai.

Ai ka rikujtuar se PDK-ja kishte këmbëngulur që ligji duhej të miratohej, duke paralajmëruar pasoja, nëse kjo nuk ndodhte.

Mushkolaj ka kërkuar nga PDK-ja të sqarojë se çfarë ka ndryshuar nga 6 tetori, kur ligji u miratua në Kuvend, deri te kërkesa e mëvonshme për kthimin e tij në rishqyrtim.

“Ky është një ligj, për të cilin PDK na ka thënë që duhet gjithqysh të votohet, përndryshe nuk e dimë se çka do të ndodhë ose të ndodh diçka keq. Ky ligj është votuar edhe prej PDK e LVV, dhe ka shërbyer si kartë pazari për zgjedhjen e presidentit. PDK duhet me na tregu se çka ka ndryshuar prej datës 6 tetor kur është miratuar ligji. Këtë nuk e ka sqaruar askush prej PDK”, ka theksuar Mushkolaj.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika