Në një organizimin madhështor, UBT mban Ceremoninë e Gradimit të studentëve të gjeneratës së 23-të

UBT ka organizuar ceremoninë solemne të gradimit për gjeneratën e 23-të të studentëve, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të vitit akademik. Në ceremoni morën pjesë mbi një mijë absolventë, familjarë, profesorë dhe drejtues institucionesh.

Ceremonia u hap me intonimin e himnit kombëtar, himnit shtetëror dhe himnit të studentit.

Kjo ceremoni ka një rëndësi të veçantë, pasi përkon me 25-vjetorin e themelimit të UBT-së, duke shënuar një çerek shekulli të përkushtimit ndaj edukimit, shkencës, inovacionit dhe zhvillimit në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u ndal te rrugëtimi i studentëve, përkushtimi dhe sakrificat e tyre për të arritur deri te kjo ditë.

“Pas secilës diplomë ka një histori — netë të tëra studimi, provime, sfida e sakrifica. Mirëpo, ekziston diçka sot që është vetëm e juaja dhe që askush nuk mund t’ju marrë: kjo është dija. Diplomimi nuk është fundi, por një kalim nga kërkimi i përgjigjeve te përgjegjësia për të krijuar vlerë për shoqërinë”, tha Rektori Hajrizi.

Rektori i UBT-së vlerësoi edhe rolin e familjeve në rrugëtimin arsimor të studentëve, duke theksuar se mbështetja e tyre ka qenë thelbësore për arritjen e kësaj dite.

“Sot është një ditë e veçantë edhe për ju, të dashur prindër. Kur një familje ia beson universitetit edukimin e fëmijës së saj, nuk na beson vetëm disa vite studimi — na beson një pjesë të së ardhmes së tij. Kjo është një përgjegjësi që ne e marrim shumë seriozisht”, u shpreh ai.

Në ceremoninë e gradimit, Rektori Hajrizi foli edhe për historikun e UBT-së dhe zhvillimin e tij gjatë 25 viteve. Ai kujtoi se universiteti nisi me vetëm 26 studentë, ndërsa sot diplomon mijëra të rinj.

“Kur filluam para 25 vitesh, kishim vetëm një ide dhe një bindje të fortë se Kosova meriton arsim cilësor e bashkëkohor. Në ceremoninë tonë të parë kishim vetëm 26 studentë, ndërsa sot diplomojmë me mijëra. Mirëpo universiteti nuk matet vetëm me numra apo ndërtesa, por me dijen që krijon dhe ndryshimin që sjell në shoqëri”, tha ai.

Sot, alumni të UBT-së përfaqësojnë institucionin si profesionistë, sipërmarrës, inxhinierë, mjekë, arkitektë dhe udhëheqës në Kosovë dhe në vende të ndryshme të botës, duke dëshmuar kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë dhe përmbushjen e misionit të universitetit në formimin e gjeneratave të ardhshme.

Në përfundim të ceremonisë, të diplomuarit ndanë emocionet e kësaj dite të veçantë me familjarët, profesorët dhe stafin e UBT-së. Për ta, kjo ditë shënoi përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm studimi dhe fillimin e një rrugëtimi të ri profesional. Me diploma në duar, ata shprehën mirënjohjen për mbështetjen e familjeve dhe përkushtimin e stafit akademik, ndërsa emocionet, përqafimet dhe urimet shoqëruan momentet e festës.

https://www.facebook.com/share/p/19ZJekr6jp/?mibextid=wwXIfr

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika