Prishtina Dance Festival ka nisur edicionin e këtij viti në Prishtinë, duke sjellë në skenë artistë të njohur nga vendi dhe bota.
Dita e parë e festivalit u mbajt më 6 shtator 2026, ku atmosfera u karakterizua nga energjia, muzika dhe interesimi i madh i publikut.
Gjatë natës, përveç organizatorit të festivalit, për festivalin dhe përshtypjet e tyre për Kosovën folën edhe dy artistët kryesorë ndërkombëtarë të mbrëmjes.
“Është hera e parë për mua në Kosovë, jam duke kaluar shumë mirë me njerëzit këtu. Prishtina Dance Festival na ka bërë bashkë dhe në Kosovë atmosfera qenka e ngrohtë”
Ata treguan se po ndihen shumë mirë në Kosovë dhe u shprehën të befasuar nga pritja që kanë marrë këtu. Artistët vecuan mikpritjen e njerëzve, interesimin e madh të publikut dhe atmosferën që kanë gjetur në Prishtinë.
“Po ndihemi jashtëzakonisht mirë në Kosovë. Jemi befasuar nga pritja dhe mikpritja e njerëzve, ndërsa interesimi i publikut dhe atmosfera në Prishtinë na kanë lënë shumë përshtypje”
Me një natë të mbushur me performanca dhe energji, Prishtina Dance Festival ka dhënë sinjalin e parë se edhe netët në vazhdim pritet të sjellin një atmosferë po aq të veçantë.