Vdes vajza pasi vëllai i vuri flakën krevatit ku qëndronte, i dyshuari në Klinë sulmoi edhe nënën me mjet të fortë

Policia e Kosovës

Një vajzë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga zjarri, pasi dyshohet se vëllai i saj i kishte vënë flakën krevatit në të cilin ajo qëndronte, në fshatin Poterq të Klinës.

Rasti ka ndodhur më 6 shtator e diel, ndërsa sipas Policisë, i dyshuari, i cili kishte probleme të shëndetit mendor, fillimisht i ka vënë flakën krevatit ku ndodhej motra e tij dhe më pas, në një dhomë tjetër, ka sulmuar me një mjet të fortë nënën e tij.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Viktimat fillimisht janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Të hënën, më 7 shtator, Policia është njoftuar se vajza, e cila kishte pësuar lëndime nga zjarri, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ai është vendosur në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po qëndron nën përkujdesjen e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Ndalohet për 48 orë i dyshuari që tentoi ta vriste një grua në Klinë

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika