Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës.
Ai është shfaqur me një pako me vezë dhe një pulë, ndërkohë në shkallët e hyrjes së Kuvendit ka ndërtuar disa fole prej kashte.
Në vezë ai ka shënuar VV, për lëvizjen Vetëvendosje.
