Deputetët e PDK-së kanë vendosur një mbishkrim me tekstin “UÇK na bashkon” në foltoren e Kuvendit, para nisjes së seancës konstituive.
Ky veprim lidhet edhe me qëndrimin e PDK-së për zhvillimet në Hagë.Partia ka ndërlidhur konstituimin e Kuvendit me vendimin që pritet të merret për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend funksional në kohën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin vendimin.
Ndërkohë, më 12 shtator është paralajmëruar marshi “Liria ka Emër”, ndërsa më 16 shtator pritet shpallja e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.