Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të nis vazhdimi i seancës konstituive.
Paraprakisht në sallë kishin mbërritur deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se Aleanca ka bërë të ditur qysh dje se do të bojkotojë pjesëmarrjen në seancë.
Po ashtu, kujtojmë se seanca ishte paraparë që të niste nga ora 11:00.